Gjykatësja e përkufizoi Gruevskin që të flasë vetëm pesë minuta në seancë

Gjykatësja Ognen Stavrev para seancës së sotme për gjykimin e shkatërrimit të objektit Kosmos i informoi avokatët e të akuzuarit, Nikolla Gruevski si dhe të akuzuarve tjerë se do të kenë kohë vetëm nga pesë minuta ku do të mund të bisedojnë  në seancë, transmeton Portalb.mk.

Pas kësaj reagoi Gruevski i cili tha se “nuk e ka ditur që ka përkufizim të tillë”. Sipas gjykatëses pesë minuta mjaftojnë për deklaratë dhe ankesë, ndërsa fjalimi pa nevojë e zgjat procedurën. I akuzuari Gruevski edhe në seancën e sotme hyri në sallë pasi filloi seanca për rastin “TNT”.

Gjykatësja pasi e mësoi Gruevskin për mundësitë në seancë e pyeti se a e ka kuptuar aktakuzën dhe a ndjen faj. Ish-kryeministri u përgjigj: “Nuk ndjehem fajtor dhe nuk e kam shkelur ligjin”. Të njëjtën pyetje ia parashtroi edhe Mile Janakieskit i cili gjithashtu deklaroi se nuk ndjen faj. Të njëjtën përgjigje e dhanë edhe pesë të akuzuarit tjerë.

Ndryshe, në rastin “T.N.T.” të akuzuar janë shtatë persona, mes të cilëve edhe inspektorja ndërtimore e Gazi Babës dhe tre anëtarë të komisionit komunal për furnizime.

Sipas Prokurorisë, me procedurën e rrëzimit  është shkaktuar dëm prej 16 milion euro, ndërsa plotësisht në buxhetin e komunës së Gazi Babës edhe tre milion denarë. Canoski dhe firma FIMET paralajmëruan se do të parashtrojnë kërkesa për dëmin e shkaktuar. Të akuzuarit  e mbledhjes së kaluar u shprehën se nuk ndjehen fajtorë.

Të shtatë të akuzuarit, në seancën paraprake u deklaruan si të pafajshëm.

Gjykata e Apelit më 4 nëntor të vitit të kaluar vendosi që bisedat e përgjuara në rastin “T.N.T.” të mund të shfrytëzohen si dëshmi  në procedurën gjyqësore.

Avokati i Gruevskit: Nëse nuk do të shkatërrohej Kosmosi, Gruevski dhe Janakieski do të bënin vepër penale

Rasti “TNT”, ja si u shemb kompleksi banesor “Kosmos” (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button