Avokati i Gruevskit: Nëse nuk do të shkatërrohej Kosmosi, Gruevski dhe Janakieski do të bënin vepër penale

As Gruevski, as Mile Janakieski si dhe as Elizabeta Najdovska dhe Naser Ralev të cilët i përfaqësoj, nuk kanë bërë vepër penale për të cilën akuzohen. Këtë në seancën e sotme të rastit “TNT” e tha avokati, Dimitar Dangov, transmeton Portalb.mk.

“Gruevski as në mënyrë të pavarur e as në marrëveshje me Janakiesin nuk e kanë detyruar Toni Jakimovskin që në mënyrë joligjore ta shkatërrojë objektin Kosmos. Mbrojtja do të dëshmojë se kryeministër dhe ministër nuk janë pozita në fuqi, por persona zyrtar me kompetenca të përcaktuara me ligj. Absurdi qëndron në atë se nuk ekziston shkatërrim joligjor që e përmban përshkrimi i veprës penale me të cilën akuzohen”, tha Dangov.

Ai shtoi se klientët e tij kanë punuar në mënyrë ligjore.

“Kanë vepruar në mënyrë ligjore. Nëse nuk do ta shkatërronin atëherë do të bënin vepër penale për kryerjen e ligjshmërisë në shërbim”, theksoi Dangov.

“Komisioni i Venedikut thotë: Keni kujdes kur ndiqeni politikanë, me qëllim të arritjeve të qëllimeve politike. Kjo bëhet në zgjedhje e jo nëpërmjet procedurave penale”, theksoi Dangov.

Ndryshe, në rastin “T.N.T.” të akuzuar janë shtatë persona, mes të cilëve edhe inspektorja ndërtimore e Gazi Babës dhe tre anëtarë të komisionit komunal për furnizime.

Sipas Prokurorisë, me procedurën e rrëzimit  është shkaktuar dëm prej 16 milion euro, ndërsa plotësisht në buxhetin e komunës së Gazi Babës edhe tre milion denarë. Canoski dhe firma FIMET paralajmëruan se do të parashtrojnë kërkesa për dëmin e shkaktuar. Të akuzuarit  e mbledhjes së kaluar u shprehën se nuk ndjehen fajtorë.

Të shtatë të akuzuarit, në seancën paraprake u deklaruan si të pafajshëm.

Gjykata e Apelit më 4 nëntor të vitit të kaluar vendosi që bisedat e përgjuara në rastin “T.N.T.” të mund të shfrytëzohen si dëshmi  në procedurën gjyqësore.

Rasti “TNT”, ja si u shemb kompleksi banesor “Kosmos” (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button