Busta Rhimes sërish në Prishtinë

Njeriu i cili e realizoi koncertin më të mirë të karrierës së tij në 20 vjetët e fundit, Busta Rhimes do të vizitojë sërish Kosovën. Kompania NextLevel ka konfirmuar se Busta Rhymes do të performojë në Prishtinë më 19 gusht, që i bie në Natën e Bajramit.

Koncerti do të mbahet te parkingu prapa Pallatit të Rinisë në ambient të hapur, ndërsa në të do të performojnë grupe kosovare dhe do të ketë një after party, janë këto vetëm disa nga surprizat që rezervon ky koncert.

Informacionet shtesë NextLevel thotë se do t’i bëjë të ditura në vazhdim, ashtu sikurse çmimet e biletave për këtë koncert të jashtëzakonshëm.

Është hera e parë që Busta Rhymes performon në një vend dy herë, ndërsa tashmë vendimi për ta sjellë atë sërish në vendin tonë është pritur mirë nga adhuruesit e hip-hopit kosovar. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button