DPA: Gjermania vazhdon t’i shesë armë Turqisë

Edhe pas ndërhyrjes ushtarake kontestuese në Sirinë Veriore për ta pastruar rajonin nga milicia kurde, Gjermania vazhdon t’i shesë armë Turqisë me vlerë prej miliona euro, lajmëron DPA.

Në 40 ditë e para nga fillimi i operacionit turk “Dega e ullirit” kundër Fuqive kurde për mbrojtjen e popullit në Afrin janë miratuar 20 leje për shitjen e armëve me vlerë prej 4,4 milionë euro. Shifra është shumë më e madhe nga periudha e njëjtë e vitit 2017, kur janë dhënë 14 leje me vlerë mesatare prej 3,6 milionë euro.

Të dhënat i dorëzoi Ministria e Ekonomisë e Gjermanisë si përgjigje e një pyetjeje të një deputeti.

Ministri i mëparshëm për Punë të Jashtme, Zigmar Gabriel, i cili dje u zëvendësua nga ministri i deritanishëm për Drejtësi Hajko Maas, premtoi se eksporti i armëve për Turqinë do të ndalojë plotësisht për shkak të operacionit në Siri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button