Ivanovi, duhet të jetë ma i kujdesshëm me deklaratat e tij!

I ashtuquajturi president i Maqedonisë, duhet ti din disa gjëra dhe mos të ngutet me deklaratat e tij nonshallante, paushalle dhe të pamatura.

Së pari- ai ësht president i gjith qytetarëve të Maqedonisë, mos haron. Haptas me deklaratat e tij e vërteton se: Vërtetë i mungon etika njerëzore, qytetare, familjare, etj.

Së dyti- është legal por jolegjitim për shqiptarët e Maqedonisë. E ka mbush kupën si duket dhe po vjell helm e vrerë ndaj shqiptarëve,vërtetë nuk i ngjan mbështetur në detyrën që ai po ushtron President shteti.

Së treti- Tri here e kthen ligjin(at far alamet ligji) në parlament, dhe më nuk ka të drejtë ligjore mos ta nënshkruaj.Po si duket ai po tenton lumin ta çon përpjet me përcekë.

Së katërti- Vehet në dyshim personaliteti i tij, se a e don apo jo vërtet Maqedoninë? Sipas veprimeve dhe deklaratave të tij mendojmë se përgjigjja është JO.

Së pesti- Si president i ashtuquajtur me plot dyshime tjera, a ja vlen të luaje me zjarr? Duke haruar se së pari do digjet vet.

Së gjashti- Tek e fundit duhet ta din për moshën që ka dhe titullin që mban se “Ariu nuk trembet me shoshë” thuhet në proverbin popullor.

Së shtati- Maqedonia vlon prej gjarpërinjëve e ky zotëri president jolegjitim po merret me bubaçka.

Së teti- Ivanovi, duhet të bën kujdes me matjet e tij, se po e habit popullin ,dhe populli se kupton vërtet se me çka mat ky zotëri me: Kut, me pash, apo me metër !?…

Përfundojmë: Me thënjen popullore: ” Njeriun ,mos e vet se të tregon vet ”.Po, nejse , çka s`ka deti… Andaj po themi bëj kujdes z.President !?…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button