Dibra e vërtetë gjendet në Amerikë

Para shumë kohësh, Dibra është shquar për talentet që i ka nxjerrë nga të gjitha aktivitetet sportive sidomos duhet veçuar futbollin. Por sot ky qytet shkon drejt pesimizmit e jo drejt zhvillimit për shkak se të rinjtë dibran ankohen nga pushteti për mosinteresimin që paraqesin për mundësi më të mira të të rinjve.

Para disa ditësh është konstatuar se Dibra e “vërtetë” gjendet në Amerikë për shkak se mendohet të ketë më shume dibranë të shpërngulur sesa vetë qyteti këtu në Maqedoni, nga kjo ne lirisht mund të vërejmë se dibranët nuk kanë kushte të mira për jetesë në vendin e tyre.

Ky problem nuk mund të ndalet përderisa ne Dibër nuk hapen vende pune.

Nga përvojat e qytetarëve tregohet shpesh se Dibra ka pasur rreth 8 fabrika në të cilat janë inkuadruar të gjithë, por sot ky qytet po kapitullon.

Shembulli me i thjeshtë që mund të marr është hidrocentrali i Shpiljes, në të punojnë 90 persona nga të cilët maksimumi ka të punësuar vetëm dy shqiptarë, e si mund të përparojmë ne, pse ne a nuk kemi inxhinierë që presin me diploma nëpër shtëpia?

Eh, në këtë gjendje ka ardhur Dibra e shkretë nga e cila të rinjtë nuk mendojnë për një të ardhme sepse e dinë se si e pësojnë, ose kamerierë ose taksistë…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button