Kur buzëqeshni ju shfaqen rrudha poshtë syve? Duhet të bëni këtë maskë patjetër

Vjen një moshë kur teksa buzëqesh fillon të vësh re disa rrudha në zonën poshtë syve.

E dimë shumë mirë që nuk është aspak e lehtë për t’i pranuar. Pikërisht për të shmangur këtë moment, ne kemi vendosur që të sjellim një maskë që mund ta bëni fare lehtë në shtëpi me disa përbërës që kushtojnë fare pak. Për ato që disa rrudha kanë nisur të shfaqen, kjo maskë shërben për të parandaluar shtimin e tyre, shkruan Bordo.al.

Ju nevojitet një lugë gjelle kafe, një lugë çaji kakao, një lugë çaji vaj kokosi. Në një tas hidhni tre përbërësit dhe përzijini mirë deri sa të krijohet një maskë në formën e pastës. Aplikojeni në fytyrë për 10-15 minuta dhe më pas shpëlani fytyrën me ujë të ftohtë.

Për çfarë shërben? 
Maskë zbut fytyrën dhe zvogëlon linjat e imta në të. Gjithashtu pastron lëkurën duke hequr qelizat e lëkurës së vdekur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button