Miratohen ndryshimet e ligjit të duhanit, ja çfarë parasheh ai!

Në Kuvendin e Maqedonisë sot është miratuar ligji për mbrojtjen nga duhanpirja me procedurë të shkurtuar, ku “për” kanë votuar 41 deputetë, “kundër” 14 ndërsa “të përmbajtur” nuk ka pasur, njofton Portalb.mk.

Duke sqaruar ndryshimet e ligjit të miratuar, koordinatori i grupit parlamentar të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Tomisllav Tuntev tha se me ndryshimet e reja lejohet që të pihet duhan në ballkone, parqe dhe hapësirave të objekteve hotelerike edhe kur ato janë të mbyllura gjatë ndryshimeve klimatike.

“Nuk kërkohet që të largohet ndalesa për pirje të duhani në pjesët e brendshme të objekteve të mbyllura”, ka thënë Tuntev.

“Kundër” ligjit ka qenë deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Xhevat Ademi i cili tha: “do të votoj kundër ndryshimeve sepse dëmtohet shëndeti jo vetëm i duhanpirësve, por edhe i joduhanpirësve”.

Në njërën nga ndryshimet kyçe që parashihet me ndryshimin e ligjit aktual, pronarët e objekteve hotelierike do të munden të ndajnë hapësirë të caktuar për pirësit e duhanit, ndërkaq në të gjitha pjesët tjera qartë duhet ta theksojnë me simbole se është e ndaluar prija e duhanit.

Gjithashtu, ndryshime do të ketë edhe në dispozitat me të cilat rregullohet pirja e duhanit jashtë objekteve.

Miratimi i ligjit të duhanit erdhi si rezultat pasi që Komisioni i Shëndetësisë, më 11 janar të njëjtin e kaloi në leximin e dytë me asnjë votë “për”, por me dy vota “kundër” dhe katër “përmbajtur”.

Ndryshe, ndryshimet për ligjin e duhanëve ishin iniciativë e grupit të deputetëve të shumicës parlamentare për shkak të përkeqësimit të gjendjes ekonomike në objektet hotelierike, gjegjësisht në restorante dhe kafiteri.

Kjo ka ardhur si rezultat që gjatë viteve të fundit ka pasur masa rigoroze dhe dënime të larta në objektet që është pirë duhani, dhe si pasojë e kësaj është zvogëluar qarkullimi.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button