Ruanda i ndalon xhamitë në kryeqytet të përdorin autoparlantë

Ruanda i ka ndaluar xhamitë në kryeqytetin Kigali të përdorin autoparlantët gjatë lutjeve.

Autoritetet thonë se lutjet pesë herë në ditë i kanë shqetësuar banorët e qarkut Niarugenge, ku ndodhet numri më i madh i xhamive, transmeton REL.

Muajin e kaluar, rreth 700 kisha janë mbyllur pasi nuk kanë vepruar në përputhje me rregullat e ndërtimit dhe të zhurmës.

Shumica e popullsisë në Ruandë është e krishterë, ndërsa myslimanët përbëjnë rreth 5% të saj.

Qeveria tha se bashkësia myslimane është pajtuar me ndalesën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button