Pasi Ivanov s’e dekreton, si do të hyjë në fuqi ligji për gjuhët?

Gazeta Zyrtare do ta bëjë shpalljen e ligjit për përdorimin e gjuhëve i cili dje u votua në Kuvend edhe pa dekretin e presidentit Gjorge Ivanov, i cili bën shkelje kushtetuese, pasi që nuk ka të drejtë të mos e nënshkruajë. Kështu vlerësojnë ekspertët juridik për Portalb.mk, Naser Ziberi dhe Mersim Maksuti, në lidhje me atë se a do të hyjë ligji në fuqi, pasi që presidenti për së dyti herë nuk po e nënshkruan dekretin, ndërkaq “Gazeta Zyrtare” nuk ka të drejtë që të shpall ligj pa dekretin e presidentit, njofton Portalb.mk.

Naser Ziberi

Naser Ziberi

“Supozoj se “Gazetës Zyrtare” do ta bëjë shpalljen e ligjit edhe pa nënshkrimin e presidentit. Nuk ka krizë kushtetuese, por shkelje të Kushtetutës nga ana e presidentit. Ai njëjtë sikur atëherë kur refuzonte që t’ia japë mandatin që kishte shumicë, edhe pse neni 90 thoshte se presidenti është i detyruar që t’ia japë mandatin atij që ka shumicë, njëjtë edhe tash. Në qoftë se ligji votohet përsëri me shumicë absolute, pra shumicën e numrit të përgjithshëm të deputetëve, presidenti është i detyruar që ta nënshkruajë. Pra me këtë presidenti bën shkelje kushtetuese që paraqet vepër penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe presidenti mund të thirret në përgjegjësi për këtë çështje, por fatkeqësia qëndron se shumica parlamentare nuk k dy të tretat e votave që ta shqyrtojë përgjegjësinë e presidentit dhe t’i propozojë Gjykatës Kushtetuese shkarkimin e tij. Por, kjo nuk do të thotë se ai penalisht nuk do të përgjigjet kur t’i pushon mandati”, thotë Ziberi.

Të njëjtin mendim e ndanë edhe eksperti juridik, Mersim Maksuti, i cili thotë se Gazeta Zyrtare është çështje teknike, pasi që sipas praktikave të vendeve parlamentare, nëse presidenti nuk e nënshkruan ligjin, atëherë ligji hyn drejtpërdrejt në fuqi.

Mersim Maksuti

“Gazeta Zyrtare nuk ka legjitimitet që ta ndalë një akt juridik. Gazeta Zyrtare është çështje teknike dhe në rastin konkret ajo duhet ta publikojë ligjin, që i njëjti drejtpërdrejt të hyjë në fuqi. Kushtetuta kaq e rregullon, nuk shkon më tej, por praktika e vendeve parlamentare dhe shumë kushtetuta të tjera në sistemin parlamentarë e rregullojnë që nëse presidenti nuk e nënshkruan as herën e dytë ligjin, atëherë ligji konsiderohet i shpallur dhe hyn drejtpërdrejt në fuqi dhe kjo është çështja për të cilën duhet të shtrohet. Në rastin e kundërt, siç është situata aktuale, presidenti bën shkelje të Kushtetutës dhe hapet çështja e përgjegjësisë ndaj tij, Parlamenti hapë procedurë për përgjegjësi dhe me dy të tretat e Parlamentit rasti kalon te Gjykata Kushtetutese, e cila gjithashtu me dy të tretat e konstatojnë shkeljen e Kushtetutës nga presidenti dhe shkarkohet presidenti. Presidenti më nuk ka fuqi juridike që ta ndalë ligjin”, vlerësonMaksuti.

Ekspertët juridik, janë të ndarë në mendime në lidhje me atë se çfarë na pret në periudhën në vazhdim, si rrjedhojë e ngjarjeve pas votimit të ligjit. Ziberi vlerëson se do të ketë krizë të re politike, ndërkaq Maksuti, thotë se çështja me votimin e ligjit do të mbyllet dhe nuk do të ketë ndonjë krizë të re.

“Mund të pritet krizë politike, Maqedonia është në krizë permanente, VMRO-DPMNE-ja do të vazhdojë me bojkotin e Kuvendit, është e mundur që të intensifikohen protestat në rrugë. Maqedonia në prag të zgjidhjes së kontestit të emrit hyn në një krizë të re politike”.

“Mendoj se nuk do të ketë krizë të re politike pas kësaj, ligji do të hyjë në fuqi dhe këtu do të mbarojë e tërë kjo dramë”, thotë Maksuti.

Ndryshe, ligji për përdorimin e gjuhëve, me 64 vota “për”, në atmosferë të tensionuar dje për së dyti herë u miratua në Kuvendin e Maqedonisë, pasi që së pari herë Ivanov refuzoi ta dekretojë ligjin. Megjithatë, Ivanov përsëri deklaroi se nuk do ta dekretojë ligjin, edhe pse nuk ka të drejtë kushtetuese.

Tetë skenare të mundshme rreth fatit të ligjit për përdorimin e gjuhëve

One thought on “Pasi Ivanov s’e dekreton, si do të hyjë në fuqi ligji për gjuhët?

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP