VIDEO-Përplasen autobusët në Indi, 32 të vdekur

Të paktën 32 persona kanë humbur jetën dhe dhjetra të tjerë janë plagosur nga nja aksident i rëndë rrugor ku janë përfshirë dy autobusë me pasagjerë në Indi. 

Sipas mediave indiane, dy autobusët janë përplasur ballazi me njëri-tjetrin duke shkaktuar edhe plagosjen e të paktën 60 personave.

Frika e përkeqësimit të bilancit ekziston pasi disa prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë.

Aksidentet rrugore ku përfshihen mjete të transportit publik janë të shpeshta në Indi, kjo për shkak të amortizimit të këtyre mjeteve, mungesës së kontrolli dhe mbipopullimit të tyre gjatë udhëtimeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button