13 vjet nga atentati ndaj Ibrahim Rugovës (VIDEO)

Në mëngjesin e 15 marsit 2005, Presidenti i asaj kohe Ibrahim Rugova i kishte mbijetuar një atentati me bombë.

Ngjarja kishte ndodhur përderisa eskorta e Rugovës po bënte rrugën e zakonshme nga rezidenca në Velani drejt ndërtesës së Kuvendit ku gjendet Zyra e Presidentit. Sipas raportimeve te BBC-së, rreth orës 08:20 ishte dëgjuar një shpërthim në rrugën “Ramiz Sadiku”, prapa Teatrit Kombëtar, transmeton Klan Kosova.

Pak minuta më pas, Rugova duhej të takohej në zyrën e tij me ish-Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Havier Solana i cili kishte ardhur në Prishtinë për të biseduar me liderët politikë për situatën pas largimit të Haradinajt dhe për gjetjen e një zgjidhje për qeverinë që do ta pasonte atë.

Kryesit e këtij atentati nuk janë gjetur asnjëherë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button