SHBA-ja mbështet vendimin e Britanisë për dëbimin e diplomatëve rusë

Shtëpia e Bardhë thotë se “mbështet aleatin më të ngushtë” në vendimin e dëbimit të 23 diplomatëve rusë nga Mbretëria e Bashkuar, transmeton TCH.

Rusia u shpall formalisht shteti fajtor për tentativën e vrasjes së ish-spiunit rus, Sergei Skripal, pasi dështoi t’i jepte informacione Britanisë së Madhe. Theresa May, duke folur përpara deputetëve të Parlamentit britanik njoftoi një seri masash ndëshkuese ndaj Rusisë, ku më e rënda është ajo e dëbimit të 23 diplomatëve rusë, të quajtur prej saj si “oficerë të padeklaruar të shërbimeve sekrete”, si dhe ngrirja e çdo kontakti të niveleve të larta me Moskën zyrtare.

Moska zyrtare vazhdon të mohojë çdo përfshirje në këtë çështje.

Në komunikatën e Shtëpisë së Bardhë lexohet se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan të sigurohen se sulme të tilla të tmerrshme nuk do të ndodhin më”.

“Dëbimi i diplomatëve rusë është masa e duhur”, shton më tej komunikata.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button