Kryetari Marin kundër opozitarit Marin për ndërtesën “Majçin dom”

Kryetari i Komunës së Aerodromit, Zllatko Marin këto ditë (06.03.2018) dha deklaratë në të cilën thotë se është i pafuqishëm që të ndërpresë ndërtimin e ndërtesës me nëntë kate te “Majçin dom”, është jokonsekuente në raport me premtimet e tij për këtë parcelë para se të bëhet kryetar komune:

Parcela është pronë private dhe pronari ka të drejtë që pavarësisht të kryej intervenime në parcelën, i cili tashmë zgjatë disa ditë. Komuna deri më tani nuk ka marr ndonjë kërkesë në raport me atë parcelë nga ana e pronarit. Në këtë moment i shqyrtojmë të gjithë mekanizmat ligjor të mundshëm për dalje nga kjo situatë dhe së shpejti do të dalim me më shumë informacione në opinion, deklaroi Marin për “Nevavizen vesnik”. Ai për gazetën sqaroi se: 

Ndërtimi eventual do të ndërpritej vetëm me shfuqizimin e PDU, konkretisht me fshirjen e pullës. Por, në këtë rast, më se e qartë është se Komunës do t’i duhet që t’i paguajë pronarit në vendit shuma milionëshe, gjë që është absolutisht e papranueshme. 

 

Kjo deklaratë e kryetarit të Komunës së Aerodromit, Zllatko Marin, në të cilën ai tregon se është i pafuqishëm që të ndalojë ndërtiminështë jokonsekuente në raport me atë se çfarë ka thënë ai i kur fliste si opozitar për këtë temë pranverën e kaluar, si dhe para zgjedhjeve lokale në tetor të vitit 2017. Më saktë, ai atëherë premtoi se “do të ketë hetime dhe përgjegjësi për PDU I10 të diskutueshëm në Komunën e Aerodromit i cili është votuar fshehtas dhe pa debat, se do të arrijmë që të tërheqim këtë PDU, ndërsa qytetarët e Aerodormit nuk do jenë peng i mafisë urbane!”

Rasti me ndërtesën te Majçin dom këto ditë u aktualizua, pasi që në vend u paraqit mekanizmi. Siç publikoi “Radio MOF”, banorët janë të shqetësuar, dhe përmes rrjeteve sociale me 9 mars (e premte) prej orës 17 njoftuan ngjarjen ” Me futboll deri te Aerodromi më i gjelbër”, si revolt kundër mundësisë së heqjes së ndërtesës së madhe mbi gjelbërimin ekzistues.

I provokuar prej reagimeve të bashkëqytetarëve të tij se te sipërfaqja e gjelbër te “Majçin dom” tashmë kryhen hetim në terren për fillimin e ndërtimit e ndërtesës nëntëkatëshe, kryetari i komunës Marin në rrjetet sociale arsyetohet në mënyrë të njëjtë si edhe pararendësi i tij, duke thënë se parcela është pronë private dhe Komuna nuk mund të ndërmerr asgjë në lidhje me këtë.

Edhe përkundër reagimeve dhe tentimeve të mija personale në prill të vitit 2017, parcela “Majçin dom” të mos shndërrohet në tokë ndërtuese, tashmë e dini se PDZ I10 u miratua prej udhëheqësisë së mëprashme. Parcela është pronë private dhe pronari ka të drejtë të kryejë aktivitet mbi këtë tokë. Komuna Aerodrom akoma nuk ka marr asnjë kërkesë në lidhje me këtë parcelë. Në këtë moment, shqyrtojmë të gjithë mekanizmat ligjor për dalje nga kjo situatë dhe së shpejti do të dalim me më shumë informacione për rastin, shkroi në Facebook, kryetari i Komunës Aerodrom, Zllatko Marin. 

Në lidhje me këtë problem kishte edhe kumtesa prej Komunës Aerodrom me përmbajtje të njëjtë.

Të rikujtojmë se në vitin 2016 dhe në vitin 2017, qytetarë e Aerodromit protestuan kundër ndryshimeve në Planin e Detajuar Urbanistik për këtë pjesë (PDU I10) dhe për urbanizimin e njoftuar të parcelës te “Majçin dom”, në të cilin është paraparë që të ngrihet një ndërtesë tetëkatëshe së bashku me çatinë.

Në prill të vitit 2017, Marini atëherë si opozitarë dhe kryetar i organizimit të Komunës së LSDM-së në Aerodrom akuzoi ish kryetarin e komunës Ivica Konevski se pa lajmëruar, pa debat, ka votuar PDU të diskutueshëm.

Në konferencë për shtyp para gjelbërimit në “Majçin dom”, Marin foli se është shumë e nevojshme që të ndalojë i gjithë procesi i ndërtimi me qëllim të ruajtjes së sipërfaqes së gjelbër.

Ivica Konevski dhe VMRO-DPMNE  mbrëmë me qyqarllëk, pa njoftuat dhe pa debat, votoi PDU të diskutueshëm PDU I10. Me këtë PDU, parasheh shkatërrim të gjelbërimit, një nëntëkatësisht të ri në këtë sipërfaqe te gjelbër dhe ndërtesa të reja përgjatë rrjedhës së Vardarit. Këto ndërtesa të reja do të ndalojnë rrjedhën e ajrit dhe drejtpërdrejtë do të ndikojnë në ndotjen e ajrit. 

Këtu është e qartë se bëhet fjalë për një sulm të ri të mafijës ndërtuese në Aerodrom. I bëjmë thirrje Ivica Konevskit që të ju përgjigjet pyetjeve: Së pari, a është se vërtetë se prapa ndërtesës së “Majçin dom” qëndron Orce Kamçev, i cili së voni përmes firmës “Masiv Kontrakshën” ka blerë parcelën? 

Kërkojmë tërheqje të shpejtë të PDU dhe mbrojtjes së interesit të qytetarëve dhe të drejtës së tyre për ajër të pastër”. (Zllatko Marin, kryetari i OK LSDM – Aerodrom)

Në këtë periudhë, Marini premtoi se qeveria e re lokale do të zgjidh këtë problem. Dy ditë më pas, me 8.04.2017 në konferencë për shtyp në të njëjtin lokacion Marini premtoi:

Do të ketë hetim dhe përgjegjësi për PDU I 10 në Komunën Aerodrom, i cili u votua në fshehtësi dhe pa debat, me të cilin për interesa biznisore kriminale Ivica Konevski dhe VMRO-DPMNe shkatërruan ajrin dhe shëndetin e qytetarëve…

Qytetarët janë të vetëdijshëm se këto lojëra kriminale të Ivica Konevskit dhe VMRO-DPMNE-së dhe për këtë reagojnë çdo ditë para Komunës. I mbështesim dhe së bashku do të arrijmë tërheqjen e kësaj PDU-je. Qytetarët e Aerodormit nuk do jenë peng i mafias urbane!

Duke pasur parasysh se vërehet tërheqja nga ana e Marinit për ndërtesën te “Majçin dom”, për dallim të vendosmërisë në qëndrimet e tij të para një vitit, deklaratën e tij se është “i pafuqishëm që të ndalojë ndërtimin”e vlerësojmë si jokonsekuente.

Burimi: Vërtetmatësi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button