Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare perëndimore dhe jugperëndimore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej zero deri në pesë gradë, ndërsa ajo e ditës prej tetë deri në 22 gradë.

Në Shkup, do të mbajë mot me diell me vranësira mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare jugperëndimore.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në katër gradë, ndërsa temperatura ditore deri në 18 gradë.

Nesër në pjesët perëndimore do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut. Të shtunën gjatë ditës do të fryjë erë e përforcuar jugore që do të shkaktojë temperatura jashtëzakonisht më të larta ditore. Nga fundi i ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje të shiut të cilat në disa vende do të jenë të rrëmbyeshme të shoqëruara me bubullima. Në nivel lokal janë të mundura procese më intensive. Reshjet me intensitet të ndryshueshëm do të ketë edhe në ditët në vijim, ndërsa temperaturat do të jenë në ulje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button