Aguilera bashkëpunon me të dashurin

Christina Aguilera i ka dhënë një shans të dashurit të saj që të provojë fatin në muzikë, pasi e ka angazhuar atë si bashkëpuntorë në albumin e ri.

Krijuesja e hitit “Hurt” do të rikthehet shpejt në skenë dhe e ka asistent Matthew Rutler, njeriun me të cilin ajo u takua në vitin 2010 në setin e filmit Burlesque.

“Matt tani është asistent i producentit të albumit të ri të Christinas. Ai është kompozitori i saj i ri, po punon në këngë të reja për të që bëjnë pjesë në albumin e ri. Njerëzit do të jenë të befasuar nga këngët që janë duke i realizuar”, ka theksuar një burim. 

Lajme të ngjashme

Back to top button