Ndahet Vetëvendosje; 12 deputetët e pakënaqur formojnë grup të ri parlamentar

12 pjesëtarët e dorëhequr të Lëvizjes Vetëvendosje, tani janë pjese e një grupi të ri parlamentar me emrin grupi i deputetëve të pavarur.

Kuvendi i Kosovës zyrtarizoi të mërkurën kërkesën e deputetit Dardan Sejdiu, të nënshkruar nga 12 deputetët e larguar të vetëvendosjes për krijimin e një grupi të ri parlamentar, transmeton TCH.

Mediat e Kosovës publikojnë edhe dokumentin në të cilin kryeparlamentari Kadri Veseli njoftohet për grupin e ri parlamentar. Atje theksohet se drejtuesi i grupit do të jetë Dardan Sejdiu, ndërsa mes anëtarëve listohen Aida Derguti, Visar Ymeri, Dardan Molliqaj, Faton Topalli etj.

Lëvizja nacionaliste e themeluar në vitin 2005 me synimin për t’i garantuar Kosovës vetëqeverisjen, po tkurret gjithnjë e më shumë. Të mërkurën kryeministri Ramush Haradinaj ka konfirmuar rikthimin e Donika Kadaj-Bujupi në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Haradinaj tha se kishte rrugëtimin në proceset politike në vend do ta vazhdonin bashkarisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button