Haradinaj përshëndet miratimin e Ligjit për gjuhën shqipe në Maqedoni

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përshëndetur miratimin e Ligjit për gjuhën shqipe në Maqedoni.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ky ligj “është hap madhor i realizimit të të drejtave të shqiptarëve dhe njëkohësisht i respektimit të vlerës qytetare në një shtet me synime demokratike, transmeton REL. 

Në një atmosferë të tensionuar, Kuvendi i Maqedonisë me 64 vota për e ka miratuar Ligjin për përdorimin e gjuhëve, i cili zyrtarizon përdorimin e gjuhës shqipe në nivelin lokal dhe qendror të pushtetit.

Miratimi i këtij ligji është bërë pa përfillur 35 mijë amendamente të propozuara nga partia opozitare, VMRO-DPMNE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button