Rama i dorëzon certifikatën e pronësisë Kishës Katolike në Elbasan

Edhe për Kishën Katolike Shën Piu X në Elbasan ka amrrë  fund problemi i pronësinë mbi tokën, që rrezikoi deri edhe rrënimin e saj. Certifikata e pronësisë i është dorëzuar sot kishës nga vetë Kryeministri shqiptar, Edi Rama, raporton Klan.al.

Kisha Shën Piu X nuk është i vetmi institucion i kultit që vuan nga kjo problematikë, për të cilën qeveria shqiptare ka nisur një proces për ta zgjidhur përfundimisht.

“Më vjen shumë mirë që sot ne i japim fund një kalvari shumë të gjatë, një kalvari absurd dhe të dhimbshëm për komunitetin katolik dhe për Kishën Katolike shqiptare, e cila, pasi kaloi përgjatë flakëve të ferrit të diktaturës, u desh të ndeshej për çerekshekulli me äakët e ferrit të administratës. Praktikisht, siç edhe e dini, u kërcënua seriozisht në ekzistencën e saj këtu në Elbasan dhe më vjen mirë që, përfundimisht, përgjithmonë, nga sot kisha do disponojë pronën e saj të regjistruar dhe
të patundur dhe të patundshme më,” u shpreh Rama.

Nunci Apostolik në Shqipëri, Charles John Brown i ka shprehur kryeministrit Edi Rama mirënjohjen e veçantë për mbështetjen edhe në emër të Papa Franceskut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button