Korpusi i Paqes në Maqedoni mban Forumin e parë të kryetarëve të komunave

Sot Korpusi i Paqes në Maqedoni dhe Ministria për Vetëqeverisje Lokale mbajtën Forumin e kryetarëve të komunave.

Kryetarët  (dhe përfaqësuesit tjerë) nga më shumë se 50 komuna ishin prezent sot në eveniment, përkrah ambasadorit amerikan Xhes Bejli, ministrit për Vetëqeverisje Lokale Suhejl Fazliu, drejtorit të Korpusit të Paqes për Maqedoninë Mark Hanafin, vullnetarëve dhe të ftuar të tjerë. Gjatë këtij evenimenti Ministria e Vetëqeverisjes Lokale u dekorua me çmimin special për mirënjohje të bashkëpunimin të sukseshëm me Korpusin e Paqes.

“Vullnetarët janë këtu për të ndihmuar komunitetin lokal në implementimin e projekteve që u përgjigjen nevojave të komunitetit”, tha ambasadori Bejli. “Vullnetarët e Korpusit të Paqes janë çdo herë të gatshëm të ndihmojnë në krijimin dhe implementimin e projekteve që kanë për synim komunitetin”.

Gjatë këtij evenimenti, vullnetarët e Korpusit të Paqes që jetojnë në gjithë Maqedonin folën për ndikimin e tyre në zhvillimin e Maqedonisë. Një vullnetare, edukatore për nevoja të posaçme nga Merilend, thekësoi ndikimin që shërbimi i saj e ka pasur për vetëdijësimin e njerëzve për personat me nevoja të posaçme në Strugë. Një vullnetar tjetër, specialist për zhvillim të komunitetit nga Kalifornia foli për suksesin e tij në ndërtimin e kapaciteteve të të rinjëve në rajonin e Tetovës.

Komunat u ftuan të aplikojnë për vullnetarë të Korpusit të Paqes. Grupi i ardhëshëm i vullnetarëve do të arrijë në shtator 2018 dhe do të përfshijë arsimtarë të gjuhës angleze, edukator special dhe specialistë për zhvillim të bashkësive. Afati i aplikimit është deri më 27 april 2018. Për më shumë informata mund të vizitoni edhe web faqen e Korpusit të Paqes.

Korpusi i Paqes është themeluar në vitin 1961 nga presidenti Xhon F. Kenedi. Deri më sot tre qëllimet e organizatës mbeten të njëjtë: 1. Për të ndihmuar vendet që kanë nevojë për personel të kualifikuar dhe me përvojë; 2. Për të ndihmuar njerëzit e botës që të kenë një kuptim më të mirë për popullin amerikan dhe kulturën e tij dhe 3. Për të ndihmuar amerikanët për të fituar një kuptim më të mirë për popullin dhe kulturën e vendeve në të cilat jetojnë dhe punojnë vullnetarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP