Llavrov: Shpresoj se SHBA-ja nuk do t’i zbatojë planet e papërgjegjshme në Siri

Rusia i bëri vërejtje të ashpër SHBA-së lidhur me paralajmërimet për sulme të mundshme ndaj forcave qeveritare siriane nga ana e koalicionit ndërkombëtar të kryesuar nga Uashingtoni, deklaroi sot ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Llavrov.

Ai theksoi se Rusia e ka paralajmëruar SHBA-në përmes disa kanaleve dhe shfqai shpresë se “planet e tilla të papërgjegjshme” nuk do të realizohen.

“I shqyrtojmë aktivitetet e SHBA-së në Siri dhe para së gjithash në bregun lindor të Eufratit dhe në tërë Sirinë lindore, ku amerikanët në të vërtetë krijojnë baza ushtarake. Jam i bindur se nuk ka bazë për dyshim në qëllimet, e së paku të disa përfaqësuesve të SHBA-së, të mbeten atje gjatë kohë, nëse jo edhe përfundimisht dhe ta ndihmojnë shpërbërjen e Republikës arabe siriane”, tha Llavrov.

Deklarata e Llavrovit paraqet reagim ndaj paralajmërimit të ambasadores së SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Niki Hejli se nëse Këshilli i Sigurimit i KB-së nuk arrin të veprojë në Siri, Uashingtoni do të jetë i gatshëm për të kryer sulme ndaj ndonjë baze siriane.

“Kjo nuk është rruga që e preferojmë, por ajo është rruga për të cilën treguam se do ta kalojmë dhe jemi të gatshëm të nisemi sërish”, theksoi Hejli të hënën në Këshillin e Sigurimit të KB-së.

Paralajmërimi i Hejlit erdhi pasi që SHBA-ja kërkoi nga Këshilli i Sigurimit të insistojë për ndërprerje urgjente 30-ditëshe të zjarrit në Damask dhe Gutën Lindore në Siri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button