Maqedoni, janë ndërruar romanet për filloristët, është duke u realizuar revizioni për librat

PREMTIM: Revizioni për librat, planin mësimor dhe programet, si dhe procesin këshillues për zgjedhje të përshtatshme të lektyrave me qëllim të përmirësimit të procesit mësimorë. Do të fillojë me shkollimin fillor, më pas me shkollimin atë të mesëm. 

[Renata Deskoska, ministre për Arsim dhe Shkencë, data: 01.09.2017]

ARSYETIM:

Revizion të librave dhe lektyrave, njoftoi ministrja për Arsim dhe Shkencë, Renata Deskoska në shtator të vitit të kaluar (01.09.2017). Ky premtim është duke u realizuar.

Më saktë, Deskoska që në konferencën e atëhershme për shtyp tha se do të realizohen konsultime me mësimdhënës dhe se përmes aplikacionit i cili tashmë është i përgatitur duhet të japin mendime për libra të caktuar dhe të njoftojnë për problemet.

Kujtojmë se janë tërhequr dy libra, por siç tha, kanë vendosur që të mos shkohet edhe më tej me procesin e tërheqjes individuale, por me revizion të plotë, të planeve të programeve mësimore dhe librave. Për librat e rinj, tha, mund të pritet deri në vitin e ardhshëm, sepse siç theksuan, librat nuk shkruhen për një muaj, transmeton A1on

Librat pas Edukimit qytetarë për nxënësit e klasës së tetë dhe Shoqëri për nxënësit në klasë të katërt, si informoi Deskoska, janë tërhequr dhe nuk duhet të shfrytëzohen.

Me 26.02.2018, prej Ministrisë për Arsim dhe Shkencë informuan se është rishikuar lista e lektyrave për arsimin fillor.

Ju informojmë se Zyra për Zhvillim të Arsimit përgatit draft-porpozim të librave për arsimin fillor (prej klasës së dytë deri në të nëntën). Lista e librave azhurnohet dhe plotësohet që të jenë në hap me interesat e nxënësve, gjegjësisht që të nxit dhe të rrit interesin për libra te lexuesit e rinj përmes afrimit me përmbajtjen e librave me trende bashkëkohore dhe interesa të nxënësit. 

MASH publikoi edhe linqe në të cilët mund të merren listat eromanve.

Lajmin e transmetuan një pjesë e mediumeve.

Përkrah romaneve të detyrueshme, nxënësit do të kenë më shumë mundësi për zgjedhje. Një pjesë e librave të mëparshëm mbetet, si për shembull Zoki Poki, por në atë mes nuk është më romani “Vollshebnoto Samarçe”. Disa prej titujv, veçanërisht  pjesë të madhe zënë edhe trendet bashkëkohore dhe hapin tema të cilat kanë qenë tabu, informoi Telma. 

Duke pasur parasysh se deri më tani (01.03.2018) kanë ndryshuar vetëm romanet në shkollimin fillore, ndërsa janë duke u zhvilluar edhe konsultimet për librat, (deri më tani janë tërhequr 2), mund të përfundohet se premtimi i ministres për arsim dhe shkencë, Renata Dekoska, për revizionin e librave, planit mësimor dhe programeve, si dhe procesit konsultues për zgjedhje adekuate të librave, është duke u realizuar. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP