Me “banerin” rrëzuar për tokë, Prokuroria Publike “me keqardhje” njoftoi për fjalët përfundimtare të rastit të Almir Aliut

Me “baner” rrëzuar për tokë ku kërkohej shkarkimi i prokurores përgjegjëse të rastit të Almir Aliut, Suzana Kusigerska, kjo e fundit duke përsëritur në vazhdimësi se: “ndjej keqardhje për nënën e të ndjerit katërvjeçar” njoftoi se nesër, në Gjykatën Themelore në Kumanovë do të shpallen fjalët përfundimtare. Megjithatë, ajo nuk tregoi se çfarë përmbajnë fjalët përfundimtare apo edhe a do të ketë rikualifikim të rastit, raporton Portalb.mk.

Në takimin joformal me gazetarët, i pari që u realizua që kur, më 26 qershor të vitit 2016, Prokuroria Publike nisi procedurën për rastin e të ndjerit katërvjeçar nga Kumanova Almir Aliu, u interpretua proedura gjyqësore për rastin e Almir Aliut, megjithatë, ajo çfarë mbetet edhe më tej e paqartë dhe që gazetarët nuk arritën të marrin përgjigje kishte të bënte me atë:

  1. A do të rikualifikohet rasti i Almir Aliut – sepse kjo nuk mund të thuhet nga Prokuroria Publike por nga Gjykata Themelore në Kumanovë;
  2. Çfarë do të ndërmarrë Prokuroria Publike nëse vendoset që të rikualifikohet rasti i Almir Aliut- sepse fillimisht duhet të shikohet nëse avokatët kanë marrë parasysh të gjitha dëshmitë e paraqitur për rastin dhe a është sjellë vendimi në bazë të atyre dëshmive;
  3. A është nënshkruar vendimi për përsëritjen e procedurës së rastit të Almir Aliu nga ish prokurori Publik, Marko Zvërlevski apo nga prokurori Publik aktual, Lubomir Joveski- sepse atëherë Zvërlevski nuk ka qenë në pozitën e prokuorit, e kurse Joveski sa pati ardhuar në funksion.

Madje e paqartë mbetet edhe vetë deklarata e prokurorit Publik, Lubomir Joveski ku në pyetjen e deputetëve deklaroi “Se vendimi për rikualifikimin e lëndës së Almir Aliut është nënshkruar nga ish prokurori Publik, Marko Zvërlevski”, duke bërë që ai të mos e mohojë rikualifikimin e lëndës. Megjithatë, në takimin joformal me gazetarët sot nuk deshën të komentojnë për deklaratat e prokurorit publik, pasi që sipas tyre, “ato janë deklarata të prokurorit publik dhe nuk duhet komentuar”.

Sipas të dhënave, për Boban Iliq nuk ka përfunduar ende procedura për hetim.

Ende pa u harruar kërkesa e protestuesve të sotëm për mundësinë e rikualifikimit të rasti të Almir Aliut, “baneri” që mbante mbishkrimin “dorëheqje për Suzana Kusigerska” ishte rrëzuar për tokë. Se a do të ngritët ky baner dhe a do të merren parasysh kërkesat e protestës nga iniciativa qytetare “Drejtësi për Almir Aliun”, mbetet të shihet nesër.

Përndryshe, nesër, më 15 mars, në ora 10:30 duhet të shprehet fjala përfundimtare për rastin e Almir Aliut. Avokati mbrojtës i Asmir Alispahiç shpreson që prokurorja e lëndës nuk do të kërkojë rikualifikim të veprës nga “vrasje” në “aksident komunikacioni me pasojë vdekjen”.

Pala mbrojtëse, gjegjësisht avokatët e familjes së Almir Aliut kërkojnë monitorim ndërkombëtarë të procesit gjyqësor ku u është nisur një shkresë ambasadave relevante në vend me kërkesën për inspektimin nga ana e tyre të procesit gjyqësor me qëllim anashkalimin e mundësime për gjykim jo të drejtë.

Prokurori Joveski, në lidhje me këtë lëndë, ka deklaruar se vendimi për rikualifikim është marrë përpara se ai të emërohet prokuror, gjegjësisht në kohën kur funksionin e prokurorit skandaloz i afërt me VMRO-DPMNE-në, Marko Zvërlevski.

“Lënda gjendet në procedurë përpara Gjykatës Themelore. Përndryshe, përpara se të emërohem prokuror publik, në Prokurorinë e Lartë është bërë rikualifikimi i veprës, megjithatë tani rasti përsëri është në procedurë, gjegjësisht filloi nga e para, dhe do të veprohet sipas ligjit”, deklaroi Joveski.

Avokati Stevan Pavleski, i cili e përfaqëson të akuzuarin, ka sqaruar se në procedurë ende nuk është bërë rikualifikimi i veprës, gjegjësisht i akuzuari ende trajtohet për “vrasje”, por ashtu siç theksoi pritet që prokurori publik ta rikualifikojë veprën kur ta japë fjalën përfundimtare.

Përpara se të shpallet fjalët përfundimtare, ka pasur përplasje të ashpra mes prokurorëve si në Prokurorinë e Lartë ashtu edhe në Prokurorinë Republikane. Nga 10 prokurorë, 4 kanë votuar “kundër” ndërsa 6 të tjerë, përfshi edhe kryeprokurorin, kanë insistuar që në seancën e radhës vepra të rikualifikohet në formën e prerë dhe në gjykim të shkoj si “aksident me pasojë vdekjen e katër vjeçarit Almir Aliu” më 25 qershor të vitit 2016 nga Boban Iliq.

Mospajtime dhe shtyrje të seancave ka pasur edhe para vitit të ri, ndërsa marrja e vendimit herën e fundit ishte shtyrë deri në zgjedhjet e Prokurorit të ri republikan Lubomir Jovevski, për t’i lënë hapësirë edhe atij në shqyrtimin e rastit. Por, në takimin me prokurorin e ri edhe Jovevski ka mbajtur anën e grupit që kërkon rikualifikimin e rastit.

Më 1 korrik u bën një vit që kur katërvjeçari nga Kumanova, Almir Aliu ndërroi jetë për t’u varrosur ditën e nesërme, më 2 korrik. Kurse rasti i tij ende nuk ka epilog gjyqësor, ndërkaq qytetarët kanë bërë disa herë protesta që e njëjta të trajtohet si vrasje me paramendim.

Ndryshe, sot u mbajt edhe protesta e tretë për rastin e Almir Aliut në të cilën u kërkua që të mosrikualifikohet lënda dhe të dorëhiqet nga rasti prokurorja përgjegjëse, Suzana Kusigerska.

http://portalb.mk/511107-me-15-mars-jepet-fjala-perfundimtare-per-rastin-e-almir-aliut-sot-qytetaret-ne-proteste-video/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button