Lidija Tançevska u.d. zgjedhet kryetare e Gjykatës së Apelit

Gjykatësja, Lidija Timçevska është emëruar për ushtrues detyre (u.d.) të kryetarit të Gjykatës së Apelit në Shkup. Edhe pse Këshilli Gjyqësor sot duhej të emërojë shef të kësaj gjykate pasi që kryetarja aktuale, Liljana Shopova sot shkon në pension, njofton Portalb.mk.

Këshilli Gjyqësor vendosi që në mënyrë të jashtë zakonshme t’i vlerësojë kandidatët e paraqitur pasi që vlerësimi në bazë të së cilës është bazuar zgjedhja është nga vitet 2015 dhe 2016. Tani, plotësisht kandidatët do të testohen në mënyrë të jashtëzakonshme që Këshilli të marrë fotografi të qartë për të njëjtit.

Në konkursin për shef të Apelit ka pasur katër kandidatë nga Gjykata Themelore Shkupi 1. Ato ishin edhe arsyeja për vlerësim të jashtëzakonshëm, duke sqaruar nga Këshilli Gjyqësor, se për një pjesë të tyre ndoshta notat janë jo-reale duke i pasur parasysh keqpërdorimet në Gjykatën Penale në atë periudhë, ose ndarjen e lëndëve në duar dhe jo sipas sistemit për ndarje elektronike të lëndëve AKMIS.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button