Afrim Gashi realizoi takim me Qendrën për analiza ekonomike

Kryetari i njërit nga fraksionet e Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, sot realizoi një takim pune me Qendrën për analiza ekonomike punon në sferën e analizave ekonomike, të financave dhe sferës tatimore.

“Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi për të ofruar një platformë sa më të mirë ekonomike për qytetarët e cila do e stimulojë zhvillimin ekonomik të vendit, do e ulë shkallën e papunësisë, do të krijojë kushte dhe hapësirë më të madhe për sektorin privat në vend për të krijuar kushte më të mira që qytetarët, e sidomos të rinjtë, perspektivën e tyre ta shohin në vendin tonë. Gjithashtu me këtë takim, dhe shumë të tjera që do të pasojnë, përcillet mesazhi që Lëvizja BESA dhe kryetari Adrim Gashi do të ndërtojnë partneritete me organizata të ndryshme në funksion të rritjes së mirëqenies së qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP