Japonia planifikon të ulë moshën madhore në 18 vjeç

Një propozim-ligj i ri në Japoni parasheh që fëmijët të konsiderohen të rritur sapo t’i bëjnë 18 vjet dhe jo 20, siç është aktualisht, transmeton REL.

Nëse ndryshimi, që mbështetet nga qeveria, miratohet, 18-vjeçarët do të mund të martohen, të nënshkruajnë kontrata dhe të marrin kredi pa miratimin e prindërve të tyre.

Por, ata nuk do të mund të thithin duhan, të pinë alkool apo të luajnë bixhoz deri në moshën 20-vjeçare.

Nëse parlamenti voton në favor të ligjit, ai do të hyjë në fuqi në vitin 2022.

Ky do të jetë ndryshimi i parë i ligjit që përcakton moshën madhore prejse është hartuar në vitin 1876.

Ministritë e Arsimit dhe të Drejtësisë kanë thënë se do t’i edukojnë adoleshentët rreth përgjegjësive që do të vinin me ndryshimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP