Pentagoni shpreh mbështetje për marrëveshjen me Iranin

Një komandant i lartë i ushtrisë amerikane shprehu mbështetjen e vazhdueshme të Pentagonit për marrëveshjen bërthamore midis Iranit dhe fuqive botërore.

Shefi i Komandës Qendrore të SHBA-së, Joseph Votel, i tha Komitetit të Senatit për Shërbime të Armaosura se ai ndan pikëpamjet e njëjta me sekretarin e Mbrojtjes, James Mattis, dhe shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, Joe Dunford, se marrëveshja është ende në interesin më të mirë të SHBA-së, tranmseton REL.

“Nga perspektiva ime, marrëveshja adreson një nga kërcënimet kryesore që paraqet Irani për ne. Nëse ajo prishet, ne do të duhet të gjejmë mënyrë tjetër për të trajtuar programin e tij bërthamor”, tha Votel.

Me marrëveshjen e vitit 2015, Irani është dakorduar të frenojë aktivitetet e tij bërthamore, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka përsëritur edhe të martën se kjo është marrëveshja “më e keqe” e mundshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button