“Ujqërit e natës” do të bëjnë turne në Serbi dhe Bosnje

Klubi i motoristëve rusë “Ujqërit e natës”, i njohur për nacionalizëm dhe besnikëri ndaj presidentit Vladimir Putin, ka njoftuar se do të bëjë një turne në Bosnje dhe Serbi në mes të marsit.

Dhjetëra anëtarë të grupit, i cili është nën sanksione të SHBA-së për shkak të rolit të tij në luftën e separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës, do të bëjë turne në vendet ballkanike “për të hulumtuar ndikimin kulturor të Perandorisë Ruse në Ballkan”, tha grupi në ueb-faqen e tij, transmeton REL.

Ministri për Siguri Kombëtare i Bosnjës, Dragan Mektiq, i ka kritikuar më herët “Ujqërit e natës”, duke thënë se ata synojnë të frikësojnë serbët e moderuar të Bosnjës dhe joserbët, përpara zgjedhjeve në tetor.

“Ujqërit e natës” nuk janë “klub i motoristëve tipikë, ata bartin mesazhe të fuqishme politike”, ka thënë Mektiq, duke cituar raportet e mëhershme se grupi planifikon të hapë një zyrë në Banja Llukë për të monitoruar zgjedhjet.

“Ujqërit e natës” thanë se anëtarët e tyre do të vizitojnë Bosnjën dhe Serbinë për rreth nëntë ditë, nisur nga 19 marsi, në Beograd.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP