Rasti Skripal: May pritet të shpallë masa kundër Rusisë

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, pritet të shpallë një sërë masash kundër Rusisë, pasi kjo e fundit nuk e ka përmbushur afatin e saj për të shpjeguar se si një agjent nervor, prodhim rus, është përdorur për të helmuar një ish-spiun rus në Britani, transmeton REL.

Rusia ka mohuar çdo përfshirje në përpjekjen për të vrarë Sergei Skripalin dhe vajzën e tij Yulia, në Sallsbëri.

May do të takojë zyrtarë të lartë të inteligjencës, ndërsa më pas do t’iu drejtohet ligjvënësve britanikë.

Moska ka thënë se nuk do t’i përgjigjet ultimatumit të Briatnisë derisa nuk i jepet qasje në substancën kimike të përdorur në sulm.

Zyra e kryeministres May tha se ajo ka marrë mbështetje nga presidenti amerikan, Donald Trump, me të cilin janë pajtuar gjatë një bisede telefonike se Moska “duhet të ofrojë përgjigje të qarta për atë se si është përdorur agjenti nervor”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP