E pabesueshme, në Egjipt turistja lind duke notuar në det (FOTO)

Momente të pabesueshme të lindjes së një foshnje në detin e kuq në Egjipt. Një turiste ruse lindi në ujë dhe siç e shihni nga fotot ajo sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Bashkëshorti i saj fotografon momentin e ardhjes në jetë të fëmijës së tij shkruan Daily Mail. Disa momente më vonë nëna doli nga uji e qetë dhe e lumtur duke u bashkuar kështu me foshnjen e saj në bregun e detit.

Imazhet u bënë hit nëpër rrjete sociale sapo u postuan. Siç raportojnë mediat e huaja bashëshorti i saj është doctor dhe ka ndihmuar gruan e tij të lind në det. Imazhet janë kapur nga ballkoni i një shtëpie pranë plazhit dhe është e paqartë nëse familja ka pasur dijeni se po fotografoheshin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button