Çështja e Ankarasë, Cipras i ankohet Brukselit

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras i është ankuar Brukselit në lidhje me ato që i quan provokime turke.

“Së bashku me presidentin qipriot, Nikos Anastasiadhes njoftuam partnerët evropianë për veprimet provokuese të Turqisë në Egje’, përfshirë incidentin e papranueshëm dhe të rrezikshëm në ishullin Imia si edhe sjelljen transgresive nga ajri dhe deti gjatë vitit të kaluar”, deklaroi shefi i qeverisë së Athinës.

Cipras tha se i takon Brukselit që të ndërhyjë ndaj autoriteteve të Ankarasë.

“BE duhet t’i dërgojë një mesazh të qartë Turqisë se marrëdhëniet mes saj dhe Ankarasë nuk mund të ecin përpara kur shkelen të drejtat sovrane të vendeve anëtare”, theksoi ai.

Raportet mes dy vendeve u acaruan së fundi kur Turqia largoi me paralajmërim ushtarak një kompani të njohur italiane e cila, e pajtuar nga Greqia u instalua në ujrat qipriote për kërkim nafte.

Por në rrënjë, e gjithë kjo përplasje vjen nga afrimi i ditës kur merr fund Marrëveshja e Lozanës dhe Turqia rimerr pozitat e humbura në Bosfor dhe Egje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP