Turqi, përleshje grushtash mes deputetëve (VIDEO)

Parlamenti i Turqisë miratoi sot një ligj të ri të debatueshëm për zgjedhjet. Opozita thotë se ligji i ri mund t’i hapë derën manipulimit zgjedhor dhe të rrezikojë votimet e planifikuara për vitin 2019.

Pasi Nënkryetari i Parlamentit njoftoi rezultatin e votimit për rregulloren e re zgjedhore, filloi një përleshje mes deputetëve të maxhorancës dhe atyre të opozitës. Pati shkëmbime grushtash dhe të shtyra, ndërsa deputetët ndiqnin njëri-tjetrin nëpër sallat e parlamentit.

Kritikët e qeverisë në Turqi janë të alarmuar për ligjin e ri që i jep Bordit të Lartë Zgjedhor autoritetin të shkrijë zona zgjedhore, si dhe të zhvendosë kutitë e votimit drejt zonave të tjera. Gjithashtu, fletët e votimit do të pranohen pa vulën e komisionit zgjedhor vendor, shkruan voa.

Ndër të tjera, ligji i ri parashikon që forcat e sigurisë do të lejohen të futen në qendrat e votimit nëse ftohen nga një votues. Qeveria turke thotë se kjo masë do të jetë një kundërpeshë ndaj kërcënimeve nga Partia e Punëtorëve Kurdë, PKK, në zonën juglindore të vendit. Ligjvënësit e opozitës janë shprehur se prania e forcave të sigurisë mund të përdoret për ta bërë më pak transparent procesin e numërimit të votave.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP