Multimiliarderi indian planifikon të investojë në Maqedoni

Multimiliarderi indian Subrata Roy paralajmëroi se do të investojë në Maqedoni. Ai nuk zbuloi sesa do të jetë shuma, por theksoi se mund të jetë në sferën e prodhimtarisë e cila do të eksportohet, apo diçka që do të tërheq turistë.

Roy qëllimet e tij i kumtoi pas takimit të sotëm me kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ekipin ekonomik qeveritar.

“Aq mirë ndihem këtu dhe aq shumë jam i impresionuar nga vendi dhe njerëzit, saqë nuk planifikoj investim të vogël por të madh. Planifikoj të fillojë dhe bëj biznes  i cili do të mundësojë prodhim të madh, i cili do të eksportohet. Dua që biznesi im këtu të tërheq shumë turistë, ndërsa do të ndihmojë edhe me punësimin. Grupacioni im “Sahara” është diçka e madhe, këtu punojnë njerëz sa numri i banorëve të gjysmës së Maqedonisë”, deklaroi Subrata Roy.

Ai shtoi se momentalisht nuk mund të zbulojë se sa do të jetë investimi, por theksoi se nuk kanë ardhur në Maqedoni për diçka të vogël. Roy potencoi se biznesin e filloi me 40 dollarë në vitin 1978, ndërsa tani ka 25 miliardë dollarë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button