Ligji i gjuhëve rikthen VMRO-DPMNE-në në karriget e Kuvendit të Maqedonisë

“Deputetët tanë do të marrin pjesë në seancë, por për hapat e mëtutjeshme do të informoheni me kohë”, është shprehur lideri i opozitares maqedonase VMRO-DPMNE, Hristijan Mickosi i pyetur se a do të marrin pjesë në seancën e nesërme ku në rend dite është ligji për përdorimin e gjuhëve, njofton Portalb.mk.

Ai ka bërë thirrje që të thirret mendja dhe të largohen veprimet devijuese nga Kuvendi i Maqedonisë.

“Për herë të fundit ju ftoj që ta thirrni mendjen dhe ta largoni këtë sjellje devijuese në Parlament, miratimin e dhunshëm të ligjit dhe ftoj që të respektohet Rregullorja dhe diskutimi i amendamenteve të cilën VMRO-DPMNE-ja e pret nesër”, ka thënë Mickoski.

Përndryshe, këto deklaratë e Mickoskit erdhën pasi sot për të tretën u caktua seancë për ligjin për përdorimin e gjuhëve i cili që nga 29 janari nuk arriti të kalojë leximin e tretë. Tërë kjo mosthirrje e ligjit erdhi sepse ende janë aktuale 35,569 amendamentet të cilat u propozuan nga opozitarja maqedonase, VMRO-DPMNE – nën arsyetimin që e njëjta të plotësohet dhe të reflektojë barazi sociale.

Sipas Rregullores së Kuvendit, për secilin amendamentet, propozuesi, në këtë rast VMRO-DPMNE-ja ka të drejtë që të shtjellojë të njëjtin 3 minuta, që në total nëse diskutohen të gjitha amendamentet do të duhen 105,000 minuta. Matematika optimiste thotë se për një orë mund të shtjellohen 30 amendamentet ose 240 në ditë.

Debati për ligjin e gjuhëve në Kuvend filloi më 5 shtator të vitit të kaluar në Komisionin për Çështje Evropiane, ndërsa shumica parlamentare e aprovoi nevojën për miratimin e tij më 15-të nëntor të vitit të kaluar.

 

http://portalb.mk/510990-ligji-per-gjuhet-neser-perpjekje-e-re-per-votim/

LSDM dhe BDI do të votojnë dygjuhësinë pa diskutim të amendamenteve?

 

 

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button