SHBA “do të dënojë këdo që është fajtor” për helmimin e Skripalit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se SHBA-ja do të dënojë “Rusinë ose këdo” që qëndron prapa helmimit të ish-spiunit rus, Sergei Skripal, në Britani, sapo të ketë fakte për këtë.

Duke folur për gazetarët në Uashington, Trump tha se do të flasë me kryeministren britanike, Theresa May, për helmimin me agjent nervor të Skripalit dhe vajzës së tij Yulia, në qytetin Sallsbëri, më 4 mars, transmeton REL.

“Më duket se është Rusia, në bazë të provave që kanë ato”, tha Trump, duke iu referuar autoriteteve britanike.

“Sapo t’i kemi faktet dhe nëse pajtohemi me to, do të dënojmë Rusinë ose këdo që të jetë përgjegjës”, tha Trump.

Autoritetet britanike thonë se sulmi kundër Skripalit ka qenë i qëllimshëm dhe se për kryerjen e tij është përdorur një agjent nervor shumë toksik, i cili është zhvilluar në Rusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP