Haradinaj: Krijimi i ushtrisë nuk e ndryshon balancën e sigurisë në rajon

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti të martën në takim zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Sllovenisë, Karl Erjavec.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, Haradinaj tha se “ekziston një klimë e mirë mes Kosovës dhe Sllovenisë për bashkëpunim në shumë fusha”, transmeton REL.

“Sllovenia është një ndër investitorët më të mëdhenj në vend dhe Kosova është e interesuar që ta vazhdojë këtë partneritet ekonomik”, tha Haradinaj, duke kërkuar vazhdimin e përkrahjes së Sllovenisë në planin ndërkombëtar.

“Përkrahja juaj për njohjet e reja, anëtarësimin në INTERPOL, UNESCO, në procesin e integrimit euroatlantik ka domethënie të madhe për ne”, tha Haradinaj.

Me këtë rast, ai shtoi se krijimi i ushtrisë së Kosovës me mandat kushtetues, nuk e ndryshon balancën e sigurisë në rajon, porse për më tepër kontribuon në të.

Ministri slloven, në anën tjetër, vlerësoi, siç tha, arritjet dhe progresin e madh që është bërë në Kosovë në këta 10 vjet të shtetësisë, duke shprehur gatishmërinë dhe përkushtimin e vendit të tij për bashkëpunimin dypalësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP