Qepa, ilaçi i lashtësisë – për luftimin e një sërë sëmundjesh

Përshtati në shqip: Blertina Koka

E tregtuar nga egjiptianët që 3500 vjet para lindjes së Krishtit, qepa ka simbolizuar përjetësinë për shkak të formës së saj rrethore.

Qepët janë të pasura me përbërës sulfurik, që i japin asaj aromën e fortë si dhe shkaktojnë lotim të syve. Studimet sugjerojnë se qepët mund të ulin tensionin e gjakut, të ulin rrezikun e zhvillimit të atakut në zemër, madje të ofrojnë mbrojtje edhe kundër kancerit (ndoshta për shkak të prezencës së fitokimikateve dhe flavonoidit kurcetinë).

Një qepë e madhe ka vetëm 63 kalori, përmban më shumë se 1 kupë ujë dhe siguron më shumë se 20% të dozës së vitaminës C që ju nevojitet çdo ditë.

Si funksionon?

Qepa përmban përbërës që duket se ulin inflamacionin (ënjtjet), lehtësojnë shtrëngimin në gjoks tek personat që vuajnë nga astma dhe ulin nivelet  e kolesterolit dhe sheqerit në gjak.

Nga ana mjekësore, më së tepërmi ajo përdoret për shërimin e plagëve dhe ënjtjeve në trup

Përdorimet

Ndoshta efikase për:

Plagët. Studime të ndryshme kanë treguar se aplikimi në lëkurë i një xheli që përmban ekstrakt të qepës, vetëm ose së bashku me përbërës të tjerë, për të paktën 10 javë, ndihmon në shërimin e plagëve në trup.

Të dhëna të pamjaftueshme për:

  • Rënien e flokëve (alopecia areata). Studime të kahershme kanë treguar se aplikimi i lëngut të qepës në skalp për 8 javë mund të parandalojë rënien e flokëve tek njerëzit që vuajnë nga alopecia armata (gjendje shëndetësore që shkakton rënie të flokëve).
  • Diabeti. Studime të kahershme kanë treguar se konsumi i 20 gramë qepë, ndërkohë që mbajnë dhe dietë, ul nivelet e sheqerit në gjak tek personat që vuajnë nga diabeti pas 8 javësh trajtim.
  • Tensioni i lartë i gjakut. Studimet kanë treguar se marrja e një ekstrakti të qepër për 6 javë ul në mënyrë të konsiderueshme tensionin sistolik të gjakut tek njerëzit që vuajnë nga hipertensioni. Studime të kahershme kanë sugjeruar gjithashtu se marrja e një produkti që përmban qepë dhe përbërës të tjerë për një javë ndihmon në uljen e tensionit sistolik të gjakut.
  • Obeziteti. Studime të kahershme kanë sugjeruar se përdorimi i një ekstrakti të lëvozhgës së qepës për 12 javë ndihmon në rënien në peshë tek njerëzit që janë obezë ose mbipeshë.
  • Celuliti. Studime të ndryshme kanë treguar se aplikimi i një kremi për lëkurën që përmban ekstrakt të qepës, gotu kola dhe acid hyaluronic për 12 javë ndihmon në zbehjen e celulitit dhe shenjave të lindjes.
  • Astma
  • Bronkiti
  • Dhimbje në stomak
  • Temperaturë
  • Ftohje
  • Kollë
  • Inflamacion në gojë dhe fyt
  • Mungesë oreksi
  • Parandalimi i sforcimit të arterieve (arteroskleroza)
  • Gjendje të tjera shëndetësore

Duhet të bëhen më shumë kërkime shkencore për të vlerësuar efikasitetin e qepës për këto përdorime.

Burimi: WebMD / Shendeti.com.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI MOBIL