Nikoliç në Kosovë u jep serbëve dokumentet e dialogut

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, vizitoi dje Veriun e Kosovës duke u dorëzuar atyre një pjesë të dokumenteve të negociatave mes Prishtinës e Beogradit. 

“Serbët nga Kosova duhet të jenë të informuar për të gjitha marrëveshjet dhe vendimet që i ka marrë Serbia, e të cilat i prekin direkt jetët e tyre”, tha Nikoliç, para takimit me katër krerët e strukturave paralele ilegale në Veriun e Kosovës. “Ata do t’i marrin sot dokumentet nga unë. Kjo nuk është fshehtësi e imja. Jeta ime nuk varet nga ajo se çka ndodh në Kosovë, automjeti im ka targa, që askush nuk mund t’ia heqë, letërnjoftimi im vlen në tërë territorin e shtetit, kudo që shkoj. 

Ata janë të rrezikuar dhe fëmijët e tyre duhet të jetojnë në rrethana të tjera”, shtoi Nikoliç, sipas REl.

Lajme të ngjashme

Back to top button