Gjykata Kushtetuese ua uli rrogat nënkryetarëve të Qeverisë, Shekerinskës, Angjushevit, Spasovskit, Osmanit dhe Likës

Funksioni nënkryetar i qeverisë nuk ekziston në rendin juridik të Republikës së Maqedonisë, thonë nga Gjykata Kushtetuese duke e arsyetuar vendimin që të hiqet koeficienti me të cilin llogaritet rroga e pesë nënkryeministrave, Koço Angjushev, Radmilla Shekerinska, Oliver Spasovski, Bujar Osmani dhe Hazbi Lika, transmeton Portalb.mk.  

Me këtë vendim lartësia e rrogës së tyre do të llogaritet me koeficient 3.70 nga rroga mesatare, siç është rasti me ministrat tjerë, në vend koeficientit 4.00 që ishte deri tani.

“Me nenin 14 të ligjit për rroga dhe tarifa të tjera përcaktohet koeficienti i rrogës së nënkryetarit të qeverisë që është funksion publik që nuk ekziston në rendin juridik të Republikës së Maqedonisë, për këtë shkak gjykata vlerësoi se kjo regullativë ligjore është e pazbatueshme dhe nuk është në pajtim me sundimin e së drejtës, si vlerë bazë të rendit juridik të Republikës së Maqedonisë”, thuhet në vendimin e Gjykatës kushtetuese.

Iniciativa pas së cilës vendosi Gjykata kushtetuese është e partisë së majtë. Ato thonë se me këtë do të kursehen rreth 10.000 euro të buxhetit, para, siç thonë, mund të shfrytëzohen për punë të tjera.

Ndryshe, zëvendëskryeministrat marrin rrogë rreth 150 euro më të ulët se kryeministri. Rroga e Osmanit, Likës, Shekerinkës, Angjushevit dhe Spasovskit përfshin 1.156 euro. Rroga e ministrave, gjithashtu, është 1.070 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button