Kosovë, seanca shtyhet për nesër: nuk ka kuorum

Seanca e Kuvendit do të vazhdojë nesër pasi që sot nuk pati kuorum, njofton Klan Kosova.

Pavarësisht takimit të kryeparlamentarit, Kadri Veseli, me shefet e grupeve parlamentare, nuk u arrit konsensus mes tyre.

Më poshtë keni pikat e rendit të ditës të cilat ishin paraparë për seancën e sotme:

RENDI I DITËS:

  1.  Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur më 8, 9 shkurt dhe 1 mars 2018:
  2. Votimi i rekomandimeve të Interpelancës lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.04/20 të datës 20.12.2017 për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar, Vendimin nr. 05/24 i datës 12 janar 2018, për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës, si dhe Vendimi nr. 15/24 i datës 12 janar 2018 për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale,
  3. Debat parlamentar, sipas kërkesës së nënkryetarit të Kuvendit, z. Kujtim Shala dhe gjashtë (6) deputetëve nënshkrues lidhur me Raportin e 100 ditëve të punës të Qeverisë së Republikës të Kosovës,
  4. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë për ratifikimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Akreditimit,
  5. Votimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2016.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button