Beyonce dhe Jay Z për herë të parë turne në Itali

Ditën e djeshme në llogarinë e saj në Instagram anonçoi videoklipin e këngës “OTR II”, një bashkëpunim me bashkëshortin e saj, Jay Z, transmeton TCH.

Turin e tyre muzikor çifti do e nisë shumë shpejt dhe për herë të parë ata do të performojnë edhe në Itali.

Turneu i ri botëror, “On The Run II”, parashikon disa koncerte live, ku përfshihen dy etapa italiane: 6 korrik në Stadiumin San Siro në Milano dhe më 8 korrik në Stadiumin Olimpico në Romë.

Rreperi Jay Z performon për herë të parë përpara fansave italianë, ndërsa diva e muzikës, Beyonce, kthehet pas dy vjetësh, pasi ka performuar më 2016-n në San Siro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button