Ansambli i valltarëve “Anadolu Atesi” magjeps publikun e Shkupit

 I konsideruar si një nga grupet më të mira të kërcimit folk në botë dhe fitues i rekordeve botërore Guinnes, “Anadolu Ateşi” (Zjarri i Anadollit) mbrëmë ka magjepsur qytetarët e Shkupit me performancën e saj folklorike të sintetizuar me vallet e Anadollit, baletin dhe kërcimin modern, raporton Anadolu Agency (AA).

Publiku në Shkup pati rastin të shohë performancën e këtij ansambli që përfshin një sintezë të figurave popullore që burojnë nga historia kulturore dhe mitologjike e Anadollit, duke i kombinuar ato me valle bashkëkohore dhe disiplina të tjera në valle.

Vallet e këtij ansambli botëror janë të bazuar në kulturën 4.000 vjeçare të vallëzimit të vjetër të qytetërimit anatolian.

Ngjarja e mbrëmjes së sotme u ndoq nga Ambasadorja e Turqisë në Shkup, Tülin Erkal Kara, ministri i angazhuar për investime të huaja në Qeverinë e Maqedonië, Adnan Qahil si dhe të ftuar të tjerë të shumtë.

Në kuadër të programit të mbrëmjes, para fillimit të ansamblit turk, performuan me valle Ansambli Kombëtar për valle dhe këngë popullore të Maqedonisë “Tanec”.

“Anadolu Ateşi” 

Grupi i shquar turk “Anadolu Ateşi” u themelua në vitin 2001 në krye me drejtorin artistik Mustafa Erdoğan.

Ky grup valltar nisi turneun e tij të parë botëror në vitin 2002. Që atëherë, grupi ka performuar në më shumë se 80 vende në mbarë botën, në ambientet më presitigjioze të tilla si Madison, Chicago, para Kullës Eiffel në Paris, në Kremlin, para piramidave në Giza etj.

“Anadolu Ateşi” poashtu mban dy rekordet Guinnes, për performancën më të shpejtë të vallëzimit me 241 hapa në minuta, ndërsa tjetra për audiencën më të madhe, rreth 400 mijë shikues në qytetin Ereğli të Turqisë, që ndodhet në bregun e Detit të Zi.

Kujtojmë se ky grup më 7 mars të këtij viti performoi në kryeqytetin serb, Beograd, pas së cilës vijoi koncerti në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button