Ish-ministrja Kançeska-Milevska: Nuk mund të gjej keqpërdorime në tenderin për Muzeun e VMRO-së

Ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançevska-Milevska tha se e kupton aktakuzën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) si tekst, por nuk kupton se në çfarë mënyre ekziston keqpërdorimi dhe thase edhe ajo edhe dy të akuzuarit tjerë në lënën “tenderët” kanë punuar sipas rregullave ligjore, transmeton Portalb.mk.

“E kupton atë që është shënuar, por askund nuk mund të gjej se ku ka keqpërdorim në aktakuzë”, tha Milevska para Këshillit gjyqësor.

Edhe të akuzuarit tjerë thanë nuk ndjehet fajtorë.

Ndryshe, ky rast ka të bëjë me kryerjen e punëve ndërtimore në Muzeun e Luftës së Maqedonisë për Shtetësi dhe Pavarësi në Shkup (Muzeu i VMRO-së), ndërsa e akuzuara e parë është ish-ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska – Milevska.

Gjykata e Apelit Shkup në nëntor të vitit të kaluar vendosi që “bombat” mund të përdoren si dëshmi në procedurën gjyqësorenë rastin “Tenderët”.

Në një bisedë telefonike, Kançeska – Milevska, është marrë vesh me drejtorin e ndërmarrjes “Beton Shtip”, që ta fillojë ta ndërtojë “Muzeun e VMRO-së”, ndërkaq më pas të publikojë tenderë me specifikime të caktuara me të cilat vetëm “Beton Shtip” do t’i përmbushë. Ministria e Kulturës, në llogari të “Beton Shtip”, i ka transferuar 54.501.336 denarë ose rreth 886 mijë euro, transmeton Portalb.

“Ekziston dyshim se është kryer vepër penale “keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar”. Korrupsioni dhe kultura dallojnë sipas koncepteve të jetës. Kjo prokurori është formuar dhe do të jetë në rrugën e kundërt”, thonë nga PSP.

Në seancën e kaluar avokatët Sasho Dukovski dhe Elenko Milanov reaguan deri te gjykata në lidhje me ekspertizën e “EOS konsalting”,duke e vlerësuar si josubjektive dhe kërkuan që të veçohet nga dëshmitë tjera. Ekspertiza që është përpunuar në 700 faqe është nënshkruar nga Strahill Gligorovski.

Kançeska me paratë e popullit ka fjetur në Hilton, Sheraton dhe Ritz, ndërsa ka blerë në “Versaçe” (DOKUMENT)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP