Me kë është takuar biznesmeni Sead Koçan mbrëmë në qeveri?

Biznesmeni Sead Koçan mbrëmë ka qenë në qeveri. Informatën për shkuarjen e tij atje e dha portali A1on. Koçan për televizionin 24 nuk ka dashur të jep detaje, por ka konfirmuar se ka qenë atje, transmeton Portalb.mk.

Sipas televizionit 24, zëvendëskryeministri Koço Angjushev mbrëmë ka pasur takime me shumë kompani ndërtimore. Është biseduar për mendimet e personave udhëheqës nga kompanitë ndërtimore për gjendjen e këtij sektori.

Ka dashur të informohet për të gjitha problemet e kompanive ndërtimore – me çfarë dinamike zhvillohen, a ka probleme eventuale dhe ngecje dhe si mund qeveria të ndimojë.

Sipas të gjitha gjasave edhe Koçan ka marrë pjesë në takim sepse edhe ai ka kompani ndërtimore. Zëvendëskryeministri Angjushev demantoi se Koçan ka qenë në takim, ai ka thënë se në qeveri ka pasur takim me persona të kompanive ndërtimore të “Granit”, “Beton” dhe “Ilinden”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button