Çelni ngjyrën e flokëve me metoda natyrale

Ka një mënyrë për të çelur ngjyrën e flokëve pa shkuar tek stilisti. Do të kurseni paratë dhe nuk do të dëmtoni as flokët me produkte kimike, transmeton Klan Kosova.

Metoda me kamomil dhe limon

Të çelësh flokët me kamomil është një nga metodat më të përhapura. Mjafton të vendosësh kamomil në ujë të ngrohtë, ta lësh disa minuta dhe të përgatisësh më pas shampon me lëngun e përftuar.
Pas disa përdorimesh do të kesh flokë shumë më të çelët e të ndriçuar.

Nëse doni, provoni edhe limonin. Shtrydhni dy limona në një gotë ujë dhe lyeni flokët. Duhen sërish 30 minuta përpara se të shpëlani flokët dhe të vendosni balsamin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button