Rusia teston një raketë hipersonike Kinzhal

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e ka përshkruar raketën si një “armë ideale”. Rusia pretenton se raketa fluturon 10 herë më shpejt se shpejtësia e zërit dhe nuk mund të kapet nga sistemet kundërajrore.

Rusia tha të dielën se ka testuar me sukses një raketë hipersonike, që bën pjesë në armët e një brezi të ri, të përmendura nga Presidenti Putin në fjalimin e tij drejtuar kombit më herët këtë muaj.

Ministria e Mbrojtjes publikoi pamje filmike që e tregonin raketën e precizionit të lartë Kinzhal duke u lëshuar nga një avion luftarak supersonik MiG-31 dhe duke përshkruar qiellin.

“Lëshimi eci në përputhje me planin, raketa hipersonike e qëlloi objektivin” shtoi ministria.

‘Arma ideale’

MiG-23 me raketën hipersonike Kinzhal
MiG-23 me raketën hipersonike Kinzhal

Kinzhali – emri ka kuptimin e një thike të shkurtër ruse me dy tehe – u përshkrua si një “armë ideale” nga Putini gjatë prezantimit të raketës në 1 mars.

Putini, që pritet gjerësisht të rizgjidhet President i Rusisë më vonë këtë muaj, tha se raketa, që fluturon 10 herë me shpejtësinë e zërit nuk mund të interceptohet nga sistemet e mbrojtjes kundërajrore.

Raketa është stacionuar në Rajonin Jugor Kufitar që prej 1 dhjetorit, shtoi ai.

Zëvendëskryeministri Dmitri Rogozin tha në Facebook se Rusia ka punuar për të modernizuar avionët e saj supersonikë MIG-31, që do të bartin raketën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button