Sërish reagim nga Lëvizja BESA: pa asnjë fakt, Ministria e Kulturës mohon diskriminimin e shqiptarëve

“Edhe pse, ditë më parë, Lëvizja BESA reagoi ndaj diskriminimit që po u bëhen shqiptarëve dhe të tjerëve në Ministrinë e Kulturës, sepse në konkursin e hapur kusht për punësim ishte përkatësia etnike dhe jo profesionalizmi, kjo ministria – përkundër kundër-reagimit – nuk ofroi asnjë shembull kur në konkurs të tillë është parashikuar të punësohet një shqiptar ose një pjesëtar i një etnie tjetër”, thuhet në reagimin e njërit fraksion të Lëvizjes BESA me kryetar Afrim Gashi ndaj përgjigjes së Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Nga BESA thonë se nëse nuk ndërmerren masa për korrigjimin e praktikës së deritashme, do të përfundojnë se MK-ja nuk është pjesë e reformave.

“Nëse edhe kësaj here reagimi jonë mbulohet me sqarime terciare dhe nuk merren masa për korrigjimin e kësaj praktike dhe ofrimin e kushteve të barabarta për punësim, atëherë mund të përfundojmë se kjo ministri nuk është pjesë e reformave, porse është e angazhuar në vazhdimin e diskriminimit”, thuhet ndër të tjerash në reagimin e BESA-s ndaj reagimit të MK-së.

Përndryshe, ky reagim i BESA-s me kryetar Afrim Gashi vjen pasi që Ministria e Kulturës i vlerësoi si të pabaza dhe të pavërteta akuzat e kësaj partie se pas publikimit të konkursit për pranim të dy nëpunësve shtetëror në Ministrinë e Kulturës me numër 10/2018, respektivisht për pranimin e një ndihmësi-udhëheqës të sektorit të veprimtarisë botuese dhe një ndihmës-udhëheqës të sektorit të trashëgimisë kulturore ku BESA akuzoi për diskriminim etnik sepse në konkurs thuhet se aplikuesit duhe të jenë të përkatësisë kombëtare maqedonase.

Nga Ministria e Kulturës në përgjigjen e parë u përgjigjën se: “bëhet fjalë për konkurs i cili realizohet sipas procedurës së paraparë në ligjin për nëpunës shtetëror dhe ligjin për punësim në sektorin publik, respektivisht Nenin 5 i cili e tregon metodologjinë për planifikimin e punësimeve të reja si dhe Neni 20a paragrafi 2 dhe 6 dhe Neni 20b paragrafi 6”, duke sqaruar se ndërmjet ministrive dhe Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë ka një sistem i cili tregon se deri në çfarë përqindjesh duhet të jetë përkatësia e caktuar etnike e nëpunësve shtetëror. Siç sqarojnë nga MK ky sistem – ekuilibrues dërgohet për shqyrtim në Sekretariatin për Zbatim të Marrëveshjes së Ohrit dhe më pas merret vendimi për publikim të konkursit – me kriter të caktuar të përkatësisë etnike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button