Kryeministri bullgar, Borisov: Nuk duhet ta harrojmë fatin tragjik të viktimave të holokaustit

Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov sot në shënimin e 75-vjetorit të deportimit të 7.144 hebrenjve e Maqedonisë tha se politikanët ballkanik duhet të punojnë bashkërisht për të ardhshme më të mirë të qytetarëve dhe nuk guxojnë të lejojnë të ndodhin tragjedi të tilla si kjo e holokaustit, transmeton Portalb.mk.

“Të nxjerrim konkluzione dhe të kuptojmë se në Ballkan duhet të ndërtojmë, të punojmë bashkërisht, të shkojmë në rregullimin më të mirë të popujve që të jetojnë të lumtur, dhe e gjithë kjo të mbetet në histori. Nëse, mos dhashtë Zoti, lejojmë raste të tilla, atëherë jemi të çmendur. Edhe ne politikanët e tanishëm kemi përgjegjësi. Nuk i kemi harruar dhe për atë kemi ardhur këtu që të ngushëllojmë për ata që nuk arritën të largohen të gjallë nga makina naziste. Sot jemi të detyruar të mos e harrojmë fatin tragjik të viktimave të holokaustit edhe për të qenë të sigurt se ngjarjet e tilla nuk do të përsëriten”, tha Borisov.

Bullgaria, deri tani në Maqedoni është akuzuar për organizim të depërtimit të hebrenjve nga ky rajon. Në fjalimin e tij, kryeministri bullgar theksoi se në sinagogën në Sofje ata organizuan festë që shprehu respekt të thellë për popullin bullgar, kishën, intelektualët dhe shoqëritë, të cilët, në atë që tha, ndoshta në kohërat më të këqija, arritën të shpëtonin 48,000 hebrenj.

Ai së bashku me kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev, kryesuesin e Këshillit të ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Deniz Zvezdiq, nënkryetaren e qeverisës së Rumanisë, Ana Birçall dhe ministrin e Punëve të jashtme të Republikës së Polonisë, Jacek Çaputoviq si dhe mysafirë tjerë të lartë nga vendi dhe jashtë, në fillim të programit të përkujtimit morën pjesë në marshin e të gjallëve nga lokacioni i stacionit të mëparshëm hekurudhor në Shkup deri te Monopoli, që ishte qendër grumbullimi për hebrenjtë e Maqedonisë nga ku me vagonë janë transportuar në Treblinkë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button