Skandali me Antikorrupsionin: kërkohet konkurs publik në Kuvend për formim të trupit të ri!

Platforma e Organizatave Qytetare për Luftë Kundër Korrupsionit në Maqedoni (POQLKK) kërkon formimin e trupit për antikorrupsion i cili efektivisht, në mënyrë të pavarur dhe me integritet të lartë do të iniciojë dhe do të zbatojë dispozitat ligjore dhe politika për parandalimin e korrupsionit në Republikën e Maqedonisë. Nga kjo Platformë kërkojnë që partitë të largohen nga procesi i formimit të trupit të ri, pasi që siç thonë ata, ajo duhet të bëhet me konkurs publik në Kuvendin e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

“Platforma bën thirrje për ndryshim të modelit aktual të zgjedhjes së anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit i cili do të bazohet në kompetencën dhe integritetin, pa ndikim partiak, me konkurs publik të kandidatëve në Kuvendin e Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e POQLKK-së.

Nga kjo Platformë kërkojnë që në procesin e formimit të Antikorrupsionit të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e sektorit civil në Maqedoni duke shtuar se për ata “është e papajtueshme që ky proces të jetë mjet i partive politike”.

Përndryshe, Platforma e Organizatave Qytetare për Luftë Kundër Korrupsionit në Maqedoni në vazhdimësi ka publikuar të dhëna se lufta e korrupsionit në Maqedoni është duke shkuar në kahjen e kundërt, si pasojë e të cilës Maqedonia në raportet ndërkombëtare u paraqit me indeksin më të lartë të pranisë së korrupsionit.

Skandali me Antikorrupsionin, arrin në pesë numri i anëtarëve të dorëhequr

Ky reagim i POQLKK-së vjen pasi që në Maqedoni, nga komisioni i Antikorrupsionit dhanë dorëheqje pesë anëtarë, të cilat erdhën një javë pasi që u publikua revizioni i Drejtorisë për të Ardhura Publike për Komisionin Antikorrupsion, në të cilin u theksuan dyshime për pagesë të harxhimeve rrugore me dëshmi të rrejshme, si dhe harxhim jo-efikas të parave të buxhetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button