Venera dhe Lindi betohen përgjithmonë (VIDEO)

Të ëmbël, simpatikë, të talentuar, të dashur… Epitete që për Venerën dhe Lindin i keni lexuar shpesh, aq sa në çdo të dalje të tyre, vështirë të mos e thuash me zë “sa të mirëëë”

Të tillë kanë nisur që nga fillimi i lidhjes së tyre e deri sot, kur numërojnë bashkë disa bashkëpunime në muzikë, këndojnë bashkë netëve live, jetojnë prej vitesh në një shtëpi dhe janë bashkë në çdo aktivitet artistik e kulturor, gjithandej, transmeton Revista Class.

Zinxhirit të dashurisë disavjeçare, vetëm pak orë më parë, Venera dhe Lindi i kanë shtuar edhe një hallkë më shumë – një këngë për veten, një betim të sinqertë që e kanë në zemër.

Prej kohësh, siç ishte mësuar, Venera dhe Lindi, krahas projekteve të tjera, po punonin edhe për klipin më të ri, të cilin sapo e kanë publikuar.

“Betohem”, kënga e re e çiftit simpatik, me tekst të Ylli Limanit dhe muzikë nga ata të dy, është një himn për dashurinë, një premtim për njëri-tjetrin dhe një betim për të mos e lënë kurrë vetëm të zgjedhurin e jetës.

“Nuk të premtoj dot se çdo ditë do jetë e lehtë,

Nuk të premtoj se nuk do t’mërzis asnjëherë.

Por të betohem në gjithçka që ngroh ky diell,

Do jem aty, gjithmonë me ty, vetëm ne t’dy.

Asnjëherë s’do jesh vetëm…”

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI MOBIL